“Nëse s’veprojmë shpejt, e hëngrëm”, Greta Thunberg jep alarmin për planetin Tokë

“Nëse s’veprojmë shpejt, e hëngrëm”, Greta Thunberg jep alarmin për planetin Tokë

“Planeti Tokë mund ta hajë”, nëse nuk mendojmë menjëherë për mënyra të reja të ndryshimit të marrëdhënies tonë të shkatërruar me natyrën.

Kështu shprehet aktivistja e njohur ambientaliste, Greta Thunberg, e cila ka publikuar së fundmi një film me metrazh të shkurtër ku i bën thirrje njerëzve të ndryshojnë sa më parë mënyrën e jetesës, për të reduktuar dëmet ndaj planetit, që mund të jenë të pakthyeshme.

Gjatë prezantimit të filmit “ForNature”, Greta Thunberg tha: “Nëse nuk ndryshojmë, e hëngrëm”.

Filmi fokusohet në rolin që agrokultura e kafshëve mund të ketë në ndryshimet klimaterike, duke sugjeruar kalimin në një dietë me bazë bimore.