July 29, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

‘Nëse dini diçka na njoftoni’/ Zhduket pa lënë gjurmë shqiptarja në Greqi, autoritetet ngrenë alarmin

Një 38 vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë nga zona e Gyzi-it në Athinë, ku ajo jetonte prej kohësh.

Mediet në Greqi raportojnë se bëhet fjalë për Ermalda Arapin, e cila humbi kontaktet me familjarët mbrëmjen e djeshme.

Familjarët e saj njoftuan autoritetet për zhdukjen e 38 vjeçares, të cilat tashmë janë angazhuar për gjetjen e shqiptares.

Në foton e publikuar nga policia greke, Ermalda Arapi përshkruhet me përmasa trupore normale, 1.73m e gjatë dhe sy ngjyrë kafe.

“Jeta e saj është në rrezik. Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065,” thuhet në njoftimin e policisë greke, bashkëngjitur me foton e 38 vjeçares Arapi.