October 22, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Ndryshime Nga Pala Greke, Çfarë Ju Duhet Nëse Do Udhëtoni Për Në Greqi

Masa të reja.

Deri më tani qytetarët shqiptarë mund të kalonin kufirin duke paraqitur si provë rezultatin negativ të një testi të shpejtë të realizuar brenda 48 orësh.

Ndërkohë tashmë autoritetet greke kërkojnë provën e rezultatit negativ nga koronavirusi që duhet të dalë nga testi molekular PCR i realizuar brenda 72 orësh nga paraqitja ne kufi.

Sipas TV Klan, për të udhëtuar drejt Greqisë është e nevojshme që udhëtarët të paraqesin një test laboratorik me PCR para mbërritjes së tyre në Greqi.

Sipas mediave në shtetin fqinj testet e vetme që do të njihen janë ato që kryhen në spitalet publike në Shqipëri.

Absurditeti sipas tyre është që Ministria Shqiptare e Shëndetësisë konsideron që diagnostikimi privat plotëson specifikimet për të kryer një provë molekulare, por nuk i plotëson ato për testin e shpejtë të thjeshtë.

Greqia me 11 mln banorë ka administruar deri më tani më shumë se 10.2 mln vaksinime. Rreth 46.8% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.