Ndodh mrekullia: Раѕ 40 ditëѕh në teraрi intenѕive, trinjakët fitojnë betejën për jetën

Ndodh mrekullia: Раѕ 40 ditëѕh në teraрi intenѕive, trinjakët fitojnë betejën për jetën

Pas 40 ditësh në terapi intensive trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni”, kanë arritur të fitojnë betejën për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foton e tyre, duke shprehur mirënjohje për dr.Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve.

“Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën si dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë.

Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al