Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

NASA jep alarmin: Raketa ruse del jashtë kontrollit dhe bie drejt tokës!

Raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga qendra Plesetsk në veriperëndim të Rusisë në 27 dhjetor, doli jashtë kontrollit. Mediat e huaja bëjnë me dije se në lidhje me këtë rast po heton NASA për të zbuluar shkaqet e vërteta të një ngjarje të tillë.

Ngjarja ka shkaktuar një shqetësim të madh tek shumë autoritete dhe për këtë komanda hapësinore amerikane arriti më në fund ta gjurmonte rënien e Angara A5. Ajo hyri në atmosferën e Tokës diku mbi jugun e Oqeanit Paqësor, por mund të jetë e pamundur të përcaktohet se ku ra saktësisht.