Mure të nxira dhe gjithçka përtokë/ Dalin pamjet e hotelit ku shpërtheu bombola e gazit, kati i parë i shkatërruar

Mure të nxira dhe gjithçka përtokë/ Dalin pamjet e hotelit ku shpërtheu bombola e gazit, kati i parë i shkatërruar

Janë publikuar pamjet e hotelit ku shpërtheu bombola e gazit mëngjesin e sotëm në Velipojë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, e publikuar nga Fax, ngjarja ka ndodhur në një hotel dhe i gjithë kati i parë i ngjan një situate lufte, duke treguar kështu se shpërthimi ka qenë tepër i fortë./Pamjet meP0SHT.

Çdo gjë është e shkatërruar dhe muret janë të nxira nga flakët. Kujtojmë se nga shpërthimi mbetën të plagosur katër persona, anëtarë të një familjeje. Më konkretisht kanë mbetur të plagosur, A. Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç(ende të pakonfirmuara zyrtarisht moshat).