Connect with us

“Mos fol më…”, çfarë e bëri Donaldin të godasë me grushte

Aktuale

“Mos fol më…”, çfarë e bëri Donaldin të godasë me grushte

Donald Veshaj siç duket nuk po e përballon dot stresin dhe presionin e garës në Big Brother VIP. Kjo gjë është vënë në dukje dje, pasi ai e humbi kontrollin duke gjuajtur me grusht murin e shtëpisë.

Ai fliste me vete dhe shihej nervoz teksa i kërkon produksionit të hapë perden që të dalë jashtë dhe të pijë cigare.

Kjo ndodhi kur Iliri po diskutonte me Monikën në dhomën e ndjenjës. Në ato momente, Donaldi nervozohet kur i dëgjon zërin nga dhoma tjetër.

I nevrikosur godet murin me grushte ndërsa Beniada përpiqet ta qetësojë duke kërkuar ndihmën e Beatrix.

“Mos fol më, nuk dua ta dëgjoj, hape perden mos ta dëgjoj më. Më acaron ai, zëri i atij”, thotë Donaldi.

“Asnjë njeri nuk mendon për mua, unë nuk mërzitem unë”, tha më tej Donaldi.

Kujtojmë se Donaldi dhe Iliri të martën patën një debat të fortë. Ishte Iliri, ai që i evidentoi Donaldit, se është kthyer në një mburojë për Sarën duke dalë në kundërshtim me atë që ai ka thënë për Ilirin, të cilin e akuzon se mbron Arjolën apo anasjelltas.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top