November 28, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Messi e thyen edhe një rekord tjetër në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi është lojtari i parë i cili ka arritur të shënojë gol në 16 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Messi e shënoi golin e parë të takimi me anë të penalltisë në pjesën e parë, kundër ekipit hungarez Ferencvaros të martën mbrëma, raporton Gazeta Express.

Argjentinasi është lojtari i dytë i cili ka shënuar gol në 16 sezone të Ligës së Kampionëve, duke iu bashkuar legjendës së Manchester United, Ryan Giggs, por i pari që e bën këtë radhazi.

Barcelona fitoi me rezultat 5:1, Ansu Fati, Philippe Coutinho, Pedri dhe Ousmane Dembele po ashtu në listën e golashënuesve në këtë takim.