Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

“Mendova se do vdisja, bëri zhurmë të madhe”, qytetarët “dynden” me komente pas tërmetit

Tërmeti i regjistruar në Greqi, u ndje në shumë vende të rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova por edhe Bullgaria.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Ndërkohë në faqen online të EMSC, qindra qytetarë kanë komentuar atë që ndjen.

Disa shprehen se tërmeti zgjati shumë ndërsa të tjerë raportojnë se dëgjuan zhurma të forta.

“Mendova se do të vdisja, o Zot, nuk kam përjetuar kurrë një tërmet të tillë”

“Manastiri padyshim e ndjeu, të gjithë fqinjët janë jashtë të tronditur nga lëkundjet e njëpasnjëshme”

“Ishte shumë i fortë. Unë jetoj në katin e 11-të. Ky është tërmeti më i fortë që kam ndjerë në jetë. Unë jam inxhinier tërmetesh.” Shkruan një komentues.

Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar për dëme nga ky tërmet që u pasua me disa lëkundje të tjera./abcnews.al/