Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Media serbe për protestën e thirrur nga Berisha: Luftë e …

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në selinë e PD, ka marrë vëmendjen e mediave serbe.

b92.net shkruan se Tirana është gjendur sot në trazira pasi simpatizantë të opozitës janë përplasur me njëri-tjetrin.

“Simpatizantë të Partisë Demokratike në Shqipëri janë përplasur me njëri-tjetrin sot në Tiranë”, shkruan b92.net.

‘Konflikti ndodhi pas një grup protestuesish të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u bënë bashkë në godinën e PD duke akuzuar kreun e PD Lulzim Basha si pengu i Edi Ramës. Gjatë kësaj protestë ata tentuan të hapin derën kryesore duke përdorur hekura si edhe duke thyer xhamat’, shkruhet më tej në artikull.

Ndërsa është bërë një pasqyrim i kaosit dhe trazirave të ndodhura ditën e sotme në selinë e PD, gjithashtu media serbe shkruan edhe për plagosjen e një protestuesi gjatë trazirave.