Connect with us

Më të rinjtë i kanë lënë jashtë, harbohen më të rriturit e shtëpisë. Kërcime hot mes 4 banorëve (video)

Aktuale

Më të rinjtë i kanë lënë jashtë, harbohen më të rriturit e shtëpisë. Kërcime hot mes 4 banorëve (video)

Ditën e sotme, Monika Lubonja dhe Arjola Demiri kanë dhënë një super performancë në suitën relaksuese që ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Teksa mbushën vaskën me ujë dhe e rrethuan me qirinj të ndezur, vajzat veshën rroba banjat që të relaksoheshin dhe me pas nisi ahengu.

Para se të hynin në vaskë, Monika dhe Arjola i kërkuan muzikë “Vëllait të Madh” që të performonin. E duhet pranuar se ata nuk ngurruan para kamerave dhe dhanë për publikun skena “hot”.

Pak më vonë, teksa të dyja po laheshin në vaskë te dhoma e tyre kanë shkuar edhe Iliri dhe Meridiani, të cilët ndihmuan ata që të dilnin nga aty. Por fillimisht edhe ata të dy kërcyen e dhanë shfaqje për publikun.

Nderkohe, Monika dhe Arjola janë futur brenda në vaskë, duke shijuar hidro-masazhin që të dhuron ‘Jacuzzi’ dhe me një gotë shampanjë në dorë.

Dy aktoret nisin të qeshin e të flasin dhe Lubonja falenderon Arban Osmanin për këtë dhuratë speciale, ndërkohë që vihet re se është në gjendje të dehur.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top