July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Me shpejtësi në makinë dhe pa rrip sigurimi, dalin të tjera video provôkuese të gjyqtares Enkeleda Kapedani

Pa rrip sigurimi, me shpejtësi në makinë, pamje nga ashensori janë pjesë e videove që publikonte kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Të tjera video provokuese nga gjyqtarja Kapedani janë siguruar nga FaxNews mbrëmjen e sotme. Ai shihet në makinë duke shijuar ritmet e muzikës.

Kryegjyqtarja e Elbasanit madje guxonte të sfilonte edhe brenda ambienteve të punës, në një kohë kur kriminaliteti në qytetin e Elbasanit është ndër më problematikët në vendin tonë.

Ditën e djeshme ILD reagoi në lidhje me këtë ccështje duke njoftuar se ka nisur hetimi disiplinor për Enkeleda Kapedanin, ndërsa ditën e sotme, ILD i kërkoi KLGJ-së të shkarkojë gjyqtaren.

Në dy reagime të ndryshme ditën e djeshme, Enkeleda Kapedani mohoi që ajo të kishte TikTok. Sipas asaj, kjo gjë bëhet për të sulmuar atë personalisht.