Connect with us

Më në fund! Urime Ligji I Ri Në Gjermani, Ja Si Përfitohet Kontrata Dhe Viza E Punës..

Aktuale

Më në fund! Urime Ligji I Ri Në Gjermani, Ja Si Përfitohet Kontrata Dhe Viza E Punës..

GJERMANI;Projektligji i ri i ardhjes së fuqisë punëtore nuk do ta shmangë nevojën e aplikimit për vizë pune. Lind pyetja se a do të shkurtohet apo do të zgjatet koha e pritjes për vizë në ambasada. Një gjë duhet thënë që në fillim: Askush nuk mund ta parashikojë saktësisht se a do të rritet apo do të ulet kohëzgjatja e pritjes për një vizë pune.

Por po përpiqemi të sqarojmë se çfarë mund të çojë në përshpejtim, e çfarë në ngadalësim të procedurave. Vizat për të kërkuar punë një risi shumë e rëndësishme në projektligjin e ardhjes së fuqisë punëtore është “Viza për të kërkuar punë” (Job-Seeker-Visum). Deri tani këtë mundësi e kanë vetëm profesionistët me shkollë të lartë. Me ligjin e ri do ta kenë edhe profesionistët, kualifikimi i të cilëve njihet edhe në Gjermani. Kjo është një vizë, që jepet për një afat kohor deri në gjashtë muaj, vetëm për Gjermaninë, për dallim nga viza Schengen, e cila jepet për 90 ditë dhe vlen për të gjithë hapësirën Schengen.

Ministri i brendshëm Seehofer tha të mërkurën (19.12) në Berlin se projektligji do të bazohet tek rregulli aktual për të diplomuarit. Por ende nuk është e qartë se sa i ngjashëm do të jetë ligji i ri me rregullin në fjalë. Një dallim me sa duket është se, ndërsa për të diplomuarit me arsim të lartë nuk ka nevojë për dëshmi gjuhe, për punëtorët e kualifikuar pa shkollë të lartë, do të kërkohen, veç kualifikimit, edhe njohuritë e gjuhës gjermane. Hubertus Heil, ministri socialdemokrat i Punës, tha se njohuritë nevojiten së paku në nivel A2, që mjafton sa për t’u marrë vesh për gjërat bazike.

Shtimi i numri të aplikuesve Pra, falë vizës së përkohshme për të kërkuar punë, pritet që procedura e dhënies së vizës të përshpejtohet, sepse nuk do të ketë nevojë, sikurse tani, që dokumentet të kalojnë edhe njëherë në Gjermani, për të verifikuar kontratën e punës. Përshpejtuese është edhe heqja e verifikimit të përparësisë së një shtetasi gjerman apo të BE-së. Pritet rritje aplikimesh për viza Por nga ana tjetër, këto lehtësime e hapin rrethin e mundshëm të aplikuesve për vizë. Kështu që sipas gjykimit të specialistëve, numri i kërkesave për vizë do të shtohet dhe pikave konsullore do t’u dalin edhe më shumë punë.

Se si do të përballohet rritja e vëllimit të punës, nuk është ende e qartë. Ambasadat, të cilat që tani janë shumë të ngarkuara me punë, kanë paralajmëruar se do ta shtojnë personelin. Por ministri Seehofer tha se ndoshta do të duhet të ngrihet një ent i posaçëm për migrimin e fuqisë punëtore. Shtim i kapaciteteve nëpër ambasada që ambasadat vetë nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë këtë fluks, kjo duket sidomos tek vendet e Ballkanit. Që kur ka hyrë në fuqi e ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor, në fillim 2016, konsullatat gjermane të këtyre vendeve kanë pasur fluks tejet të madh kërkesash për vizë. Siç mësoi DW nga Ministria e Punëve të Jashtme, vetëm në vitin 2017, Ambasada Gjermane në Prishtinë ka trajtuar 19 000 kërkesa për viza afatgjate, pra, jo Schengen.

Me këto shifra seksioni i vizave në Ambasadën Gjermane në Prishtinë është ndër dhjetë më të mëdhatë në botë, sikurse edhe seksionet e vizave në Beograd dhe Sarajevë. Kjo rritje e madhe shpjegon edhe faktin që “megjithëse Gjermania e ka shtuar personelin konsullor në këto vende, kohëzgjatja e pritjes për një takim në ambasadë shkon deri në disa muaj”, i tha DW-së Ministria e Jashtme. Gjermania planifikon edhe në të ardhmen shtimin e kapaciteteve në Prishtinë, por Ministria e Jashtme nuk e konkretizoi, se çfarë do të thotë ky shtim i kapaciteteve dhe kur do të ndodhë.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top