October 25, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

LSDM-ja nuk e sheh të nevojshën takimin e liderëve

Nuk e shohim të nevojshme mbajtjen e takimit të liderëve, veçmas me njeri i cili nuk ka qëndrim për asnjë çështje me rëndësi kombëtare apo strategjike, ka deklaruar sot zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Siç ka thënë Kuzeska në konferencën e sotme për shtyp, Mickoski nuk është për marrëveshje në çfarëdo teme, ai kërkon mënyra se si të dëmtohet shteti, veçmas proceseve që na çojnë në BE.

Gjuha maqedonase, identiteti maqedonas dhe mëvetësia janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe nga mbarë bota. Me fqiun tonë, Bullgarinë, kemi marrëveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë që është nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase. Presim në frymën e kësaj marrëveshje të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë marrëdhëniet. Për temat që dalin nga marrëveshja shprehim vullnetin t’i zgjidhim përmes punës së komisioneve që kanë kompetenca për këtë”, tha Kuzeska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Para kësaj, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka përsëritur thirrjen që dje e dërgoi lideri i tyre Hristijan Mickoski për mbajtjen e takimit të liderëve ku në tryezë do të ishin “të gjitha çështjet me rëndësi”.