Ledhatime dhe puthje të zjarrta, ja kush është serbi që Enca zgjodhi për klipin e ri

Ledhatime dhe puthje të zjarrta, ja kush është serbi që Enca zgjodhi për klipin e ri

“Rakia” e Encës erdhi dhe ashtu si pritej rezultoi të ishte një sukses i vërtetë në vetëm pak orë pas publikimit.

Si protagonist për klipin këngëtarja kishte zgjedhur ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beart Rexhepin. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

Mirëpo, Bearti nuk ishte djali i vetëm me të cilin Enca u shfaq në klip pasi pjesë e tij ishte edhe një tjetër model, i cili luan rolin e ish të dashurit të Encës. Në fakt modeli në fjalë nuk është i njohur për shqiptarët, sepse është mësuar se ai është me origjinë nga Serbia.

Djali që shfaqet në klipin e Encës quhet Stefan Stojanovic me të cilin shkëmben dhe një puthje mjaft të zjarrtë në klip.

Nuk dihet se si mund të jetë njohur Enca me modelin nga Serbia, por mesa duket këngëtares i ka bërë goxha përshtypje dhe nuk ka hezituar aspak që ta ftojë si protagonist në klipin e saj.

lajm1-com