Lajmi I Madh Për Emigrantët Shqiptarë/ Kartë Blu, Bashkim Familjar Dhe Punësim: BE Ka Nevojë Për Punëtorë Nga

Lajmi I Madh Për Emigrantët Shqiptarë/ Kartë Blu, Bashkim Familjar Dhe Punësim: BE Ka Nevojë Për Punëtorë Nga

Lajmi i madh për emigrantët shqiptarë/ Kartë Blu, bashkim familjar dhe punësim: BE ka nevojë për punëtorë nga Shqipëria.. Shty,pe rek.lam.en per ta le.xuar laj,min e plo.te..

 

 

BE ka propozuar një skemë të re për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar vendet e treta si ato të Ballkanit, të ngjashme me skemën e Kartën Jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skema quhet Karta Blu dhe mori sot aprovimin e Paramentit Europian, duke i hapur kështu rrugën thithjes së profesionistëve të rinj nga jashtë BE për të jetuar dhe punuar në 27 vendet e unionit.

Bazuar në sistemin ‘Green Card’ të SHBA.-së, skema është krijuar për të adresuar krizën demografike të Europës dhe mungesën e punëtorëve, duke joshur emigrantët e kualifikuar në Evropë

Eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë Ewa Klamt (EPP), i cili hartoi raportin tha se kjo do t’i mundësonte BE-së të mos mbetet prapa konkurrentëve të saj si SHBA-a, Kanada dhe Australia. ”

Megjithëse vota e Parlamentit ishte vetëm konsultative, ajo është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi europian të Kartës Blu, e cila do të bëjë të mundur azhurnimin e sistemit ekzistues të pajisjes me leje qëndrimi të të gjithë emigrantëve.

Çfarë do të ofrojë Karta Blu?//Sht.ype në pjesën e rek.la.mës prit disa seconda edhe ju shfaqet video edhe fotot e lajmit…

 

 

 

Sipas kësaj iniciative njohja e diplomës, arsimit në vendin e origjinës dhe aftësive profesionale për ata që do të pajisen me Kartën BLU do të lehtësohet. Kjo kartë do të lehtësojë bashkimi familjar, i cili është shumë i vështirë nën rregullat aktuale. Të gjithë mbajtësit e Kartës Blu do të mund të tërheqin në vendin ku jetojnë punëtorë shumë të aftë nga jashtë BE-së dhe të gjithë anëtarët e familjes.

Komisioni ka synuar të reformojë skemën e Kartës Blu që nga viti 2016, duke argumentuar se pengesat për pranimin e punëtorëve ishin shumë të larta.

Nisma vjen ndërkohë që vende si Gjermani dhe Luksemburgu po kërkojnë prej vitesh që të hiqen barrierat për rekrutimin e personave shumë të kualifikuar. Karta Blu do t’u ofrojë lehtësira emigrantëve të kualifikuar për të marrë një leje qëndrim të përhershëm në BE.

Megjithatë, me marrjen e Kartës Blu, të gjithë emigrantët do të punojnë lirshëm në të gjitha vendet e BE-së, duke u bërë të mundur të zgjedhin një punë të re në një vend tjetër anëtar pa pasur nevojë për një vendbanimin e përhershëm që të mund të qëndrojnë në union. Mbajtësit e Kartës Blu të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre, do të jenë në gjendje të transferohen në një Shtet Anëtar të dytë bazuar në rregullat e thjeshtuara të lëvizjes pas 12 muajve të punësimit në Shtetin e parë Anëtar.

Po ashtu me marrjen e Kartës Blu do t’u ofrojë punonjëse të një vendi të tretë të bëjnë udhëtime biznesi në SHBA, Britani, Australi shumë më lehtë//Sht.ype në pjesën e rek.la.mës prit disa seconda edhe ju shfaqet video edhe fotot e lajmit…

 

 

 

Gjermania, një vend kryesor në punësimin e shtetasve të vendeve të treta ka bërë kërkesë që të gjithë ata që pajisen me Kartën Blu do të marrin paga më të mira, duke i rritur rrogat vjetore nga 55,200 € në 56,800.

Kjo skemë nuk ka të bëjë vetëm me bindjen e punëdhënësve dhe emigrantëve të punojnë në BE, ka të bëjë gjithashtu me bindjen e vetë shteteve anëtare të përfitojnë nga tërheqja e një tregu më të madh të punës dhe nga aftësia e BE-së për të identifikuar dhe madje edhe trajnuar punëtorë të kualifikuar në vendet e treta për të përmbushur mungesat e profesionistëve në Europë.

Për të marrë një Kartë Blu të BE-së, pragu i pagës minimale për punëtorët që mund ta përfitojnë do të ulet më shumë se paga mesatare vjetore bruto, duke e bërë më të arritshme për më shumë njerëz. Kohëzgjatja minimale për një kontratë pune gjithashtu do të ulet në 6 muaj.

Ata që mund ta marrin pa asnjë vështirësi janë profesionet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Aplikantët me përvojë profesionale ekuivalente me një kualifikim të arsimit të lartë në disa sektorë specifik gjithashtu do të kenë të drejtë të aplikojnë.//Sht.ype në pjesën e rek.la.mës prit disa seconda edhe ju shfaqet video edhe fotot e lajmit…

 

 

Gjatë 12 muajve të parë, mbajtësit e Kartave Blu të BE-së duhet të kryejnë një aplikim nëse dëshirojnë të ndryshojnë pozicionin ose punëdhënësin. Por pas kësaj periudhe, mbajtësit e Kartës Blu nuk do të jenë të detyruar të njoftojmë për çdo ndryshim tek autoritetet përkatëse kombëtare.