Connect with us

Lajmi fundit/ Të shtëna me armë në vend, babi qëllon në drejtim të djalit

Lajme

Lajmi fundit/ Të shtëna me armë në vend, babi qëllon në drejtim të djalit

Një krim në familje është parandaluar në Kurbin. Preng Gega, pas një konflikti të çastit me të birin, ka qëlluar me armë në drejtim të tij, por pa e lënduar.

Policia e ka vënë në pranga Gegën dhe i ka sekuestruar pistoletën me të cilën do të kryente krimin.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas që qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, pa i shkaktuar lëndime.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

To Top