Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Lajmi fundit/ Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë (VIDEO)

Një autobus i linjës brenda qytetit të Vlorës është përfshirë nga zjarri.

 

Ngjarja ndodhi pranë shkollës ‘Halim Xhelo’. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se ka dyshime që shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë në motor.

Mësohet se nga flakët ka dëme materiale në pjesën e pasme të autobusit, i cili gjatë momentit kur u përfshi nga zjarri ishte me pasagjerë.

Fatmirësisht pasagjerët kanë zbritur në kohë, ndërsa nuk ka persona të lënduar.