November 28, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të votojë për rishikimin e dytë të buxhetit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta vazhdojë seancën e 20-të, në rendin e ditës të të cilit është Propozimi i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2020, respektivisht rishikimi i dytë për këtë vit, për të cilin deputetët debatuan gjatë katër ditëve të kaluara.

Debati në Kuvend pas rebalancit, sipas Rregullores së Punës të Kuvendit, zgjat pesë ditë dhe ky afat skadon sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në diskutimin në seancën plenare, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë debatuar për nevojën e rishikimit të buxhetit, si dhe rezultatet që do të jepen.

Opozita thotë se pushteti nuk e menaxhon mirë krizën shëndetësore dhe se pako e masave ekonomike nuk do t’i jep rezultatet e pritura.

Ndërsa shumica parlamentare, thotë se rishikimi i buxhetit është i patjetërsueshëm që të mund të ndihmohen qytetarët dhe ekonomia.

Ndryshe, me rishikimin e buxhetit pritet të ndahen mjetet për 83 mijë vende pune, gjegjësisht paga për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor prej 14.500 deri 21.776 denarë. Gjithashtu parashihet që 238 mijë qytetarë të marrin kartela pagesore me nga 6 mijë denarë për të rritur fuqinë blerëse./Telegrafi/