Connect with us

Kush po i përzë shqiptarët nga vendi i tyre

Aktuale

Kush po i përzë shqiptarët nga vendi i tyre

320 mijë shqiptarë janë larguar për 6 vite nga Shqipëria. Tre vitet e fundit, e kanë lënë vendin më shumë se 600 mjekë, ku vetëm gjatë 2017 kanë kërkuar referencë largimi rreth 167 të tjerë

Erjola dhe Altini, dy të rinj shqiptarë, përfunduan pak javë më parë pas hekurave të burgut në Suedi sepse kishin falsifikuar identitetin për të garantuar dokumentet e nevojshme, në përpjekje për të gjetur punë e jetesë atje.

Historia e tyre u publikua në mediat suedeze pak javë më parë. Ata janë të fejuar, por nuk e mendojnë që të ardhmen tyre ta ndërtojnë në Shqipëri. Në përpjekje për tu larguar ata u përballën me autoritet suedeze të kapur në shkeje të ligjeve të atij vendi. Një prej pyetjeve nga autoritetet suedeze ishte: “Pse të gjithë ikni nga Shqipëria, është një vend kaq i bukur?”//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Të huajt na thonë gjithmonë se ne kemi një vend të bukur, që prej kohës kur në trojet tona lindi njeriu i parë. Na kanë thënë gjithmonë se kemi një gjuhë të veçantë, tradita e zakone të rralla, bukuri natyrore mahnitëse gjithashtu.

Shqiptarët kanë dëshira si të gjithë të tjerët. Duan të punojnë e të jetojnë sa më mirë. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetër që popullojnë këtë kontinent të lashtë. Ne nuk jemi ndryshe, edhe pse historia shpesh na përballi me fatkeqësi të mëdha, duke na rezervuar vuajtje shekullore, herë herë nga të huajt, e shpesh edhe prej vetes tonë. E për shkak të të mirave a të këqijave që mbart kjo tokë, gjatë 500 viteve të fundit, kombi ynë i lashtë është dashur të copëtohet e sakatohet disa herë nëpërmjet disa prej eksodeve me përmasa biblike.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Historia e eksodit shqiptar është shekullore, por le të ndalemi tek dekadat e fundit. Nisi atë ditë të 2 korrikut 1990 për të vazhduar si një odise e gjatë e shumë e vështirë. 5 mijë qytetarë kryesisht të Tiranës, kapërcyen murin e hekurt të diktaturës më 2 korrik, duke kërkuar lirinë në territoret e ngushta të ambasadave të huaja në qendër të kryeqytetit të vendit komunist. Pak muaj më pas, u rrëzua sistemi komunist që u pasua me ikje masive të shqiptarëve duke shënuar eksodin biblik të vitit 1991.

Një tjetër moment i rëndësishëm i rritjes së numrit të emigrantëve, është periudha e vështirë e vitit 1997. Vendi u përfshi në kaos dhe kush mundi, mori rrugën e emigracionit për t’i shpëtuar plumbave që nuk dihej nga niseshin e kë kishin shënjestër.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Pati një farë stabilizimi të shifrave të emigracionit gjatë viteve 2000- 20011, për tu kthyer sërish në përmasa shqetësuese.Vetëm gjatë vitit 2015, rreth 200 mijë shqiptarë aplikuan për të emigruar në SHBA. Po aq edhe një vit më pas. Gjatë periudhës 2014-2016, rreth 70 mijë qytetarë të tjerë udhëtuan dhe kërkuan azil në një vend të BE-së, për të mbërritur në situatën ku jemi sot e të përballemi me shifra alarmante. 320 mijë shqiptarë janë larguar për 6 vite nga Shqipëria, gjatë viteve 2011-2017. Janë statistika zyrtare që vijnë nga INSTAT. Në bazë të përllogaritjeve, i bie që të jenë larguar aq shumë njerëz sa të boshatiset një qark i tërë si ai i Fierit.

Sipas organizatave që përpilojnë të dhëna të hollësishme për emigracionin, IOM dhe EUROSTAT, më shumë se një e treta e shqiptarëve sot (madje disa të dhëna e saktësojnë 1.400.000 shqiptarë) jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që numri i shqiptarëve të aftë për punë jashtë kufijve e ka kaluar atë të shqiptarëve që mund të punojnë në Shqipëri.

Zyrat e punës dhe shifrat propagandistike të Rilindjes në dy tre vitet e para të qeverisë, ishin aq optimiste, sa erdhi ai momenti kur Rama tha: “Punë ka, por s’ka profesionistë…”//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Përtej ironisë që na vjen përmes batutave të kryeministrit, në të vërtetë politikat e punësimit të qeverisë nuk kanë funksionuar, përndryshe s’kishte pse të rritej kaq ndjeshëm numri i azilkërkuesve. Është fakt dhe jo propagandë që 320 mijë shqiptarë kanë lënë vendin e tyre dhe janë azilkërkuez në vëndet e perëndimit. Ata largohen pasi janë të zhgënjyer edhe nga Rilindja, sepse në Shqipëri ka shumë varfëri, ka papunësi që reflektohet në rritjen e trafiqeve dhe të krimit. Padyshim që kjo problematikë nuk lindi me qeverinë Rama. Ne jemi një vënd i varfër sepse jemi qeverisur pandarë, nga një elitë e korruptuar dhe për shkak të korrupsionit në rritje, ne jemi ende jashtë BE-së. Është korrupsioni dhe krimi i organizuar që na mbajnë jashtë BE-së dhe ky është fakt, jo propagandë. Ndaj dhe shqiptarët duan të ikin. Mjekë, infermierë, inxhinierë, mekanikë, hidraulikë, mësues e të tjerë.. të gjithë i kanë sytë nga Gjermania e vende të tjera të perëndimit. Atje po e kërkojnë të ardhmen e tyre. Ata po ikin sepse nuk besojnë te Reforma në Drejtësi, fjala magjike e kryeministrit. Nuk besojnë as të opozita e rradhës si alternativë për një të ardhme më të mirë, sepse e kanë provuar dhe kanë qenë po kaq të varfër sa me Rilindjen. Ndaj ikja nga atdheu është zgjidhje e detyruar për ta. Rrjedhimisht emigracioni i kësaj përmase e specifike, sjell një nga dëmet më të mëdha që mund t’i shkaktohet një vendi; tharjen e trurit, ose braindrain, siç e raportojnë ndërkombëtarët. Një sëmundje pothuajse e pakurueshme për çdo popull.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Nga të dhënat që vijnë nga Urdhri i Mjekut, rezulton se në tre vitet e fundit, e kanë lënë vendin më shumë se 600 mjekë, ku vetëm gjatë 2017-ës kanë kërkuar referencë largimi rreth 167 të tillë, kryesisht kardiologë, ortopedë, pediatër etj. Është pjesë e rëndësishme e 320 mijë shqiptarëve që kanë braktisur vendin e tyre në 6 vjet.

Me këto ritme duket sikur do vijë një moment kur në Shqipëri do të mbeten vetëm elita politike, një grusht militantësh edhe ne, mediat që raportojmë për aktivitetet e tyre./hapur/

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top