March 9, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Kush është “zotëriu i parë” i Gjermanisë: Së shpejti film për të

Jeta e zotërisë së parë të Gjermanisë do të jetë në qendër të një seriali të ri komik aktualisht në zhvillim në Readymade Films me qendër në Berlin, krijues i hitit lokal “MaPa”, Joachim Sauer, një kimist kuantik dhe profesor i kimisë fizike dhe teorike, është gjithashtu burri i kancelares gjermane Angela Merkel.

Përkundër famës ndërkombëtare të gruas së tij, Sauer ka arritur të mbajë një profil të ulët dhe të ruajë privatësinë e tij, të paktën deri më tani.

Njerëzit janë mësuar me zonjat e para të sjellshme që shoqërojnë burrat e tyre të fuqishëm në ngjarje e takime të rëndësishme. Dhe pastaj ju e shihni këtë burrë, i cili është burri i gruas më të fuqishme në botë, ama ai nuk njihet për këtë por ai është vetë një shkencëtar i shkëlqyer, i cili gjithashtu duhet të shoqëroj bashkëshortën e tij njejtë siç bëjnë zonjat e para.

Sauer është burri i vetëm me të gjitha zonjat e para. Gazeta Metro ju sjellë fotografi sa për të pasur një vizuale se si duket zotëriu i parë në mesin e tetë zonjave të para.

Sidoqoftë thuhet se Sauer është një djalë argëtues në samitet ndërkombëtare të liderëve botërorë dhe është i njohur për të shijuar verën nëpër këto darka dhe se pavarsisht që filmi është qesharak dhe satirik, portretizimi i Sauer do të jetë i respektueshëm siç është edhe në realitet.

FOTO: