Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Kryeakademiku kosovar: Dritan Abazoviq nuk është shqiptar

Kryeakademiku i Kosovës, Mehmet Kraja, i pyetur rreth mundësisë që Mali i Zi për herë të parë të ketë një kryeministër shqiptar, duke iu referuar mundësisë që zëvendëskryeministri aktual Dritan Abazoviq të marrë drejtimin e Qeverisë së këtij vendi, ka thënë se ai nuk është shqiptar sepse nuk ka votues shqiptar dhe rrjedhimisht nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve atje.

Sipas tij ai mund të jetë një person kosmopolit por assesi një përfaqësues i interesave të shqiptarëve.

“A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua sepse jam prej Malit të Zi? S’ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë! Prσblemi për mendimin tim është se pse është shqiptar Dritan Abazoviqi? Ai ka lindur në Ulqin, por ai nuk e ka votuesin shqiptar. Ju e dini apo nuk e dini këtë? Ai ka votuesit kryesisht malazezë dhe boshnjakë. Prandaj, ai mund të jetë kryeministër, por do të jetë një kryeministër i Malit të Zi kosmopolit, që nuk është shqiptar. Nuk dua t’ia mohoj unë nacίonalίtetin, është çështje krejt ίndivίduale e tij por duhe të them një gjë: Po të ishte aq shqiptar sa e mendoni ju, ai nuk do të bënte koalίcion me partinë prσserbe në Malin e Zi”, ka thënë Kraja në “Prime” të RTK-së.