Këta janë tre djemtë që udhëtonin me Audi dhe përplasën makinën me 4 anëtarë, që vdiqën në aksident

Këta janë tre djemtë që udhëtonin me Audi dhe përplasën makinën me 4 anëtarë, që vdiqën në aksident

Igli Madani, Fabio lamaj dhe Glori Selimi janë tre djemtë të cilët udhëtonin ën makinën tip Audi me të cilën përplasën makinën Toyota me të cilën udhëtonte familja Gushi. Eduart Gushi 44 vjeç, drejtues i makinës Toyota ka humbur jetën së bashku me të shoqen e tij Silvana Gushi 33 vjeç, e të bijat Anastasia Gushi 14 vjeç dhe Eva Gushi 9 vjeç.

Ata ishin nisur për pushime në Jug kur makina Audi i përplasi nga pas dhe i nxori nga rruga. Eduard Gushi dyshohet se ka ndërruar jetë në spital. Familja sapo kishte ardhur nga Greqia çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre tip “Toyota” janë shpërndarë në rrugë.