Connect with us

Keni fobi nga fluturimet? Mësoni çfarë duhet të bëni nëse përballeni me gjendje ankthi në avion

Të Ndryshme

Keni fobi nga fluturimet? Mësoni çfarë duhet të bëni nëse përballeni me gjendje ankthi në avion

Ka njerëz të cilët përjetojnë gjendje ankthi sa herë i duhet të udhëtojnë me avion. Mendimet e këqija, frika, etj, bëjnë që shpesh gjatë fluturimit të përballeni me sulme paniku.

Ja çfarë duhet të bëni nëse ju kap ankthi gjatë fluturimit:

1. Fokusohuni tek ushtrimi i frymëmarrjes

Njerëzit që kalojnë gjendje ankthi zakonisht nuk marrin frymë thellë direkt nga diafragma, gjë që sjell probleme me frymëmarrjen dhe rrit nivelin e ankthit. Ekspertët rekomandojnë të merrni frymë me hundë për 4-5 sekonda dhe ta nxirrni përmes gojës për 6 sekonda të tjera. Gjatë kësaj kohe vendoseni dorën në stomak për ta ndjerë frymën tuaj. Përsëriteni disa herë.

2. Përdorni ujë të ftohtë

Në situata paniku përdorni ujin e ftohtë “për të shokuar sistemin nervor”. Do t’ju ngadalësohen rrahjet e shpeshta të zemrës dhe do të ndiheni më të relaksuar fizikisht. Kërkojini dikujt ujë të ftohtë, mbajeni shishen në duar dhe herë pas here vendoseni në qafën tuaj për t’u qetësuar, shkruan Huffington Post.

3. Fokusoje vëmendjen tek gjërat përreth

Mos e mbani mendjen tek frika dhe tek mendimet që s’po ju bëjnë të ndiheni mirë. Fokusohuni tek frymëmarrja juaj, tek stjuardesa, tek njerëzit përreth apo tek personi që keni në krahë. Do t’ju ndihmojë të shpërqendroheni, citon Anabel.

4. Pyesni një mjek për ilaçet e mundshme

Atakët e panikut janë të paparashikueshme, por nëse këto episode ndodhin shpesh e mira është të konsultoheni me një mjek. Shumë njerëz e kanë të pamundur të shmangin fluturimet, prandaj duhet të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur këtë. Me recetën e doktorit mund të merrni ilaçe për ankthin ose thjesht ta mbani në duar për çdo rast të papritur.

5. Kapuni pas diçkaje që ju relakson

Para udhëtimit mendoni pak për gjëra që do t’ju bënin të ndiheshit mirë nëse papritur do të përjetonit një atak paniku. Mos harroni kufjet, një film, apo librin e preferuar. Pastaj fillo mendo për qejfin dhe gjërat e bukura që do të ndodhin menjëherë sapo të zbresësh nga ai avion.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top