Kapen ‘mat’ dy spiunë rusë në Shqipëri, njëri u prezantua si biznesmen, tjetri qendroi në… (EMRAT)

Kapen ‘mat’ dy spiunë rusë në Shqipëri, njëri u prezantua si biznesmen, tjetri qendroi në… (EMRAT)

Dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Burime të sigurta për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se rusi i parë Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës.

Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimtë nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake e zhvilluar në Europë. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore në datën 10 maj, nën argumentin se nuk përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri.

Rusi i dytë Cherkasov hyri në 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, dhe nuk u lejua që të fuste në vendin tonë dronin që posedonte. Ai u mbajt nën vëzhgim gjatë tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar në prokurori. Cherkasov u vëzhgua në distancë nga antiterrori shqiptar thanë burimet e sigurta të T.Ch.

Nga informacionet rezulton se ai qëndroi në një hotel luksoz në Tiranë, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtetë, e më pas u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre ditë për t’u larguar më pas nga Shqipëria.