“Ka vetëm 2 vite që ka njohur nënën biologjike”, Ana Lleshi tregon për dhimbjen që e ka shoqëruar ndër vite

“Ka vetëm 2 vite që ka njohur nënën biologjike”, Ana Lleshi tregon për dhimbjen që e ka shoqëruar ndër vite

Ish- konkurentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e “Why Not” në RTV Ora, ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike.

Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, Lleshi shprehet se është ndarë nga e ëma në moshën 3-vjeçe.

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të.

Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve.”