March 9, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Jonida Vokshi rrëfen emocionet që ka përjetuar gjatë lindjes së vajzës

Prezantuesja e njohur Jonida Vokshi vetëm pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Besnik Krapi, në qershor mirëpritën vajzën e tyre, Emin.

E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për jetën mes Tiranës e Prishtinës si dhe për lindjen e saj të parë.

Përgjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut.

Ajo njëherësh ka folur edhe për disa momente të veçanta dhe ndjesitë e parë që ka përjetuar gjatë lindjes.

Rudina Magjistari: Si u ndjeve kur linde?

Jonida Vokshi: Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e nëntë. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të nëntë. Dukeshe sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natën kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur.

Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë.

Rudina Magjistari: Si ndiheshe?

Jonida Vokshi: Nuk e shpjegoj dot njësoj, është shumë e çuditshme se si ti mendon 1001 gjëra në moment. Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesuesshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të.