Jepet Ιajmi i mirë/ Ky vend afër Shqipërisë po kërkon pυnëtorë sezonal ja sa duhen

Jepet Ιajmi i mirë/ Ky vend afër Shqipërisë po kërkon pυnëtorë sezonal ja sa duhen

Pandemia e ka ulur kërkesën për fuqi punëtore në Kroaci, por ende turizmi dhe gastronomia kanë nevojë për punëtorë sezonalë. Para sezonit veror, portalet kroate po kërkojnë kuzhinerë e punonjës hotelesh.

“Punëtorët sezonalë nga Serbia kanë pus h tuar Kroacinë!” Ky ishte një titull bo m bastik i mediave kroate para pikërisht dy vjetësh, kur Kroacia kishte 5 herë më shumë turistë se banorë.

Sigurisht në kushte të tilla, kur turizmi kroat mori kaq hov, edhe nevoja për fuqi punëtore nga jashtë ishte e madhe. Pandemia e ka ulur ndërkohë këtë ritëm, por edhe këtë verë Kroacia do të punësojë punëtorë sezonalë.

Një prej tyre është Aleksandar Simić nga Beogradi, i cili prej 20 vjetësh gatuan kudo në kuzhinat e botës.

Por pandemia i ka mbyllur shumë rrugë. Këtë verë Aleksandri do ta kalojë në vendin fqinj, Kroacinë, në kuzhinën e restorantit në Promajna, një zone bregdetare në afërsi të Splitit.

Kushte të mira pune dhe lirshmëria gjuhësore në komunikim e bëjnë atë të shpresojë, që ky ishte vendimi i duhur.

Fillimi është shpresëdhënës.”Punëdhënësi im është i shkëlqyer, dhe nuk mund të ankohem, gjithçka që ai e ka premtuar e ka mbajtur deri tani.

Kuzhina është moderne dhe e re, gjë që ka rëndësi në punë. Ekipi që ka ardhur këtu të pu nojë është i mirë, shumica vijnë nga Beogradi”, thotë Aleksandar Simić.

Vera e vitit të kaluar ishte më e keqja për Aleksandrin. Për shkak të lokdaunit në Serbi, ai duhej të qëndronte në shtëpi.

Por edhe nevoja për fuqi punëtore sezonale në Kroaci ishte më e vogël se zakonisht. Në vitin e mëparshëm, vitin “normal’ para pandemisë, ekonomia kroate kishte nevojë për 30.000 punëtorë.

Edhe viti 2020 filloi mirë, në dy muajt e parë kërkoheshin 11.000 punëtorë, por pastaj pandemia e mbylli edhe Kroacinë.