Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Ish-burri e kishte tallur për peshën e saj, njihuni me gjyshen bodybuilder: Kam të dashurin 15 vite më të vogël, e stërvis vetë…

Një gjyshe bodybuilding e ka quajtur veten “puma” për shkak se ka një të dashur 15 vjet më të vogël se ajo, të cilin e ka stërvitur vetë sipas saj.

Trajnerja personale Wendy Levra, 42 vjeç, nga Elko, Nevada filloi bodybuilding si një formë rebelimi ndaj ish-bashkëshortit të saj pasi ai e kishte tallur për trupin gjatë gjithë martesës.

Sipas The Mirror, Wendy tani është një bodybuilder profesioniste me biceps 15 inç, kuadrat 24 inç dhe gjoks 37 inç.

Ajo iu bashkua palestrës në moshën 35-vjeçare pasi ndjeu se kishte shtuar shumë peshë për trupin e saj të shkurtër.Ëendy filloi të stërvitet fort dhe konkurroi një vit më vonë, duke u renditur në vendin e dytë në Utah Classic. U deshën disa vite stërvitje rraskapitëse dhe dietë që Ëendy të arrinte fazën kombëtare të bodybuilding.

Ajo la punën e saj në sigurime për t’u bërë një trajner personal dhe u divorcua nga burri i saj.

Ëendy tani ka gjetur një burrë shumë më të ri, të cilin e prezanton me të gjithë dhe shpërndan foto në rrjetet sociale duke theksuar se ndihet si një ‘puma’ pranë tij.