June 21, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Ilir Meta nën hetίm për vrαsjen e Pjerin Xhuvanit, Kuvendi u kërkon informacion agjentέve të SHBA, BE dhe SHISH për takimet gjatë natës në Elbasan para αtentatit

DEPUTETËT TË BINDUR SE ILIR META FSHIHET PAS VRASJES SË PJERIN XHUVANIT PASI I SHKRIU LSI-NË NË ELBASAN. KRAHAS SHKARKIMIT KUVENDI KËRKON KOPSITJEN E NJË DOSJE PËR VRASJE POLITIKE

Kuvendi i Shqipërisë ka bindjen se Ilir Meta fshihet pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan,

para zgjedhjeve të 25 prillit, në shenjë hakmarrje për asgjesimin që Xhuvani i bëri LSI-së në këtë qark,

por edhe për t’u dhënë një mesazh të gjithë aty që tradhëtojnë bandën e tij apo më keq akoma nuk ndajnë paratë e aferave me Monikën.

Akuza është theksuar edhe në kërkesën e deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës. Lëvizjet e dyshimta të Presidentit natën në Elbasan,

takimet nëpër skuta, konflikti i Xhuvanit me Monikën, angazhimi i tij për shkrirjen e LSI-së në Elbasan pasi Meta e futi në burg përmes Adriatik Llallës,

kanë bindur deputetët se vrasja është organizuar nga Meta, në koordinim me Sali Berishën.

Por, për ta provuar këtë gjë dhe për të dërguar një dosje në SPAK, Kuvendi ka ngritur një komision hetimor.

Krahas synimit për shkarkimin e Metës për cënim të raporteve të Shqipërisë me SHBA,

komisioni hetimor ka nisur lëvizjet për të mbledhur prova rreth implikimit të Presidentit në vrasje politike.

Në planin e hetimit, parashikohet që t’i kërkohet informacion Shërbimit Informativ Shtetëror mbi lëvizjet dhe takimet e Metës para vrasjes së Xhuvanit në Elbasan,

i cili më parë kishte qenë kryetar i LSI në këtë qark dhe një nga drejtorët kryesor të Metës, deri kur u konfliktuan pasi Xhuvani refuzoi të ‘votonte’ tek Monika.

Por, disa anëtarë të komisionit, kanë kërkuar që në këtë hetim të angazhohen edhe njerëzit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe të disa vendeve Evropiane.

Komisioni Hetimor pret një raport nga SHISH për lëvizjet e Metës para vrasjes sē Xhuvanit, por do të presë informacione sekrete nga asgjentët e Perëndimit në Tiranë,

sidomos nga amerikanët, të cilët asistojnë SHISH dhe strukturat e tjera të sigurisë në Shqipëri. Para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021, grupe monitoruesish amerikanë kanë zbarkuar dhe kanë vëzhguar në zonat më të nxehta, ku përfshihet edhe Elbasani.

Mbetet për t’u parë se çfarë informacionesh kanë mbledhur për Ilir Metën.

Për disa ditë me radhë Ilir Meta nuk e dënoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërkohë që gati sa nuk shpalli dëshmor një militant të PD në Kavajë, i cili u plagos pas një konflikti për parkingun.

Kur u pyet për vrasjen e Xhuvanit, Ilir Meta tha se nuk kishte info, por nga ana tjetër fliste me kompetencë për çdo incident banal në Shqipëri.

Gjashtë ditë para, Meta dha një mesazh të qartë paralajmërues për atë që do ndodhte, pasi tha se do zbarkonte në Elbasan bashkë me stafin e Presidencës,

gjoja për të mbrojtur votën e lirë. Dy ditë para vrasjes, Meta ka zhvilluar takime gjatë natës në Elbasan/Pamfleti.