July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

I mοrën jetën në sy të fëmίjës, kthesë e pαpritur në hetίmet për ngjαrjen që trοnditi Greqinë

Një krim kaq i rëndë, që ndodh në njërën prej lagjeve qendrore e më të pasura të Athinës, por sërish askush nuk dëgjon asgjë, ndërsa grabitësit nuk lënë pas asnjë gjurmë.null

Mediat greke shkruajne se diçka të bën të dyshosh në ngjarjen e rëndë të pak kohëve më parë në kryeqytetin grek, ku 20 vjeçarja britanike Caroline Crouch u torturua e u vra në sytë e fëmijës së saj nga një grup grabitësish, që kishin hyrë siç thuhet për të vjedhur para.

Hetimet duket së fundi kanë marrë një tjetër kthesë, të paktën këtë pretendojnë disa raporte në shtypin vendas, sipas të cilave një lloj mister rrethon bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos.

Lëvizjet e dyshimta të autorëve tani po thuhet se mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes.

Pozitat e tij i rëndojnë dhe fjalët që kanë qarkulluar së fundi se Caroline kishte siguruar jetën e saj për 1 milionë euro, shkruajnë mediat greke.

Por këto skenare e kanë bezdisur së tepërmi 32 vjeçarin, siç tha avokati Stavros Balaskas për ANT1.

Policia greke thotë sakaq se kabulli i përdorur për të lidhur pilotin gjatë grabitjes ku humbi jetën e shoqja, është marrë nga magazina e banesës dhe autorët nuk e kanë pasur atë me vete.