July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Hapja e dοsjeve/ Berisha mund të eliminοjë dëshmitαrët e Gërdecit dhe 21 Janarit nga frίka e kthimit në të penduαr të SPAK, ja pse pse pοlicia duhet të marrë nën mbrοjtje Fatmir Mediun dhe Ndrea Prendin

SALI BERISHA, OSE I KA ZHDUKUR OSE MBROJTUR NGA DREJTËSIA DËSHMITARËT E KRIMEVE TË TIJ. TANI QË NUK KONTROLLON MË SPAK-UN DHE PO I HAPEN DOSJET, MUND TË TENTOJË TË ELIMINOJË BASHKËPUNËTORËT NË KRIME NJERËZORE DHE EKONOMIKE. MEDIU DHE NDREA PRENDI RREZIKOJNË TË KALOJNË GJITHË JETËN NË BURG NËSE NUK RRËFEJNË ROLIN E BERISHËS NË MAFIEN E GËRDECIT DHE VRASJET E 21 JANARIT.

Sali Berisha ka ndjekur dy rrugë në raport me dëshmitarët e krimeve të tij njerëzore dhe ekonomike: Ose i ka marrë në mbrojtje nga veprimi i drejtësisë, u ka dhënë poste dhe pasuri, siç ishte rasti i Fatmir Mediut, ose i ka dërguar në botën tjetër përmes aksidenteve të inskenuara apo zhdukjes, siç janë rastet e Kosta Trebickës, Remzi Hoxhës, Eduard Belegut, Sokol Olldashit etj.

Berisha i ka marrë në mbrojtje disa nga dëshmitarët dhe bashkëpuntorët në punët e zeza, duke pasur nën kontroll drejtësinë, përmes të cilës i ka shpëtuar nga dënimi siç është rasti i Fatmir Mediut për Gërdecin apo i Ndrea Prendit për 21 janarin, i cili ia hodhi me një dënim qesharak prej 2 vitesh për gjoja vrasje nga pakujdesia.

Por, pas 13 vitesh nga Gërdeci dhe 10 vite nga 21 janari, situata ka ndryshuar dramatikisht për Sali Berishën, i cili ka humbur kontrollin mbi drejtësinë dhe bashkëpuntorët e tij në krime janë marrë nën hetim nga SPAK.

SPAK, investimi më i madh në Shqipëri për të shkatërruar perandorinë e krimit dhe korrupsionit politik, ka hapur tre dosjet kryesore të krimit dhe korrupsionit të Sali Berishës dhe Familjes së tij, që janë Gërdeci, 21 janari dhe grabitja e ish Klubit Partizani nga Familja Berisha.

SPAK ka marrë në dorë dosjen e Gërdecit, një biznes i Familjes Berisha që solli 27 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe rrafshimin e 600 banesave dhe objekteve. Në ditët në vijim, për Gërdecin, SPAK do marrë të pandehur Fatmir Mediun, vegla e Berishës për ngritjen e biznesit në Gërdec.

Berisha e shpëtoi Mediun me procedurë në vitin 2009, por tashmë ushtari i tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes rrezikon rreth 3 dekada burg.

Mediu nuk do akuzohet më për shpërdorim detyre si para 12 vitesh, por për vrasje masive. Sali Berisha nuk ka fuqi mbi SPAK për të shpëtuar Mediun, pasi rrezikon vetë të përfundojë në i pandehur. Gjyqtarët dhe prokurorët e tij të besuar, janë futur në listën e zezë nga SHBA, janë shkarkuar nga Vetingu, po kthejnë pasuritë dhe po dënohen një nga një si Adriatik Llalla, të cilin e kishte emëruar kryeprokuror.

Që të ulë dënimin, Fatmir Mediu ka vetëm një mundësi: Të kthehet në i penduar i SPAK, duke rrëfyer se si e kanë urdhëruar Berisha me të birin për të bërë letrat e Gërdecit.

Në këto rrethana, Sali Berisha do të lëvizë çdo gur që Mediu të mos kthehet në i penduar dhe bashkëpuntor i SPAK. Dhe rruga më e sigurt do të ishte eliminimi i Mediut. Duke njohur veprimtarinë e zezë të Berishës në zhdukje dhe eleminime të dëshmitarëve kyç të krimeve, policia duhet të marrë masa për të mbrojtur Fatmir Mediun.

I njëjti rrezik i kanoset e ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, të cilin Berisha e përdori për vrasjet e 21 janarit dhë më pas e shpëtoi, pasi u dënua vetëm për vrasje nga pakujdesia.

Ndrea Prendi pritet të përballet me akuza të rënda nga SPAK dhe e vetmja rrugë për të lehtësuar pozitat e tij, është të rrëfehet se kush i dha urdhër për të vrarë në 21 janar 2011.

Në rrethana të njëjta ndodhet edhe Arben Imami, i cili ka marrë pjesë në grabitjen e pronës shtetërore ish Klubi Partizani nga Familja Berisha. Mbi tokën e grabitur, dhëndrri i Berishës ka ngritur 20 kulla me vlerë miliona euro. Në këtë operacion grabitje kanë marrë pjesë edhe ish ministrat Genc Ruli dhe Fatmir Mediu, por edhe disa drejtorë të nivelve larta. Për të gjithë të implikuarit po ngushtohet laku nga SPAK dhe rruga e vetme për të lehtësuar pozitat e tyre, është që të khtehen në të penduar./Pamfleti