Connect with us

Haluçinacione dhe pagjumësi, sëmundja e mistershme që prek të rinjtë po përhapet me shpejtësi

Aktuale

Haluçinacione dhe pagjumësi, sëmundja e mistershme që prek të rinjtë po përhapet me shpejtësi

Mjekët kanadezë dhe njëkohësisht të rinjtë janë të shqetësuar për një sëmundje që po prek mosha të reja, ndërsa rastet janë rritur gjatë javëve të fundit në Kanada.

Simptomat më të shpeshta janë humbje në peshë, pagjumësi, halucinaçione si dhe çregullime të tjera neurologjike.

Në fakt kjo sëmundje është diagnostikuar që në pranverën e vitit të kaluar, por shtimi i rasteve duket se ka alarmuar shkencëtarët dhe mjekët.

Sipas studimeve, është mësuar se kjo sëmundje është zhvilluar edhe tek personat që kanë patur kontakt me të sëmurë, çka ngre dyshimet se ajo është e transmetueshme.

Një burrë shfaqi simptoma të demencës dhe një problem motorik të metabolizimit.

Demenca ka tendencë të përkeqësohet me kohën, por ka disa shenja të hershme që ajo mund të shfaqë.

Gruaja e tij, e cila ishte kujdesur për të, papritur filloi të kishte probleme me gjumin, por edhe atrofi muskulore, halucinacione dhe tani është në gjendje më të keqe se burri i saj.

Po ashtu një nënë e re humbi 3 kg në mënyrë të papritur dhe nisi të shfaqte probleme me gjumin.

Nga studimet e deritanishme, mjekët shprehen se nuk kanë gjetur ndonjë ushqim, sjellje apo ekspozim ndaj faktorëve mjedisorë që mund të çojnë në këto simptoma.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top