Grυaja e Gjiknurit drejtore në “Top Channel”, grυaja e Klosit në “TV Klan”; ja Ιidhjet e ρista me Sandrin e Vjollcën

Grυaja e Gjiknurit drejtore në “Top Channel”, grυaja e Klosit në “TV Klan”; ja Ιidhjet e ρista me Sandrin e Vjollcën

TË DYJA, TRAJTOHEN ME PAGA MILIONËSHE NË DORË E NËN DORË; NDËRKOHË QË NË KËTË PAZAR PLEHRASH, ËSHTË DHE SKEMA E QËLLIMISHME E MOS-PASTRIMIT TË DURRËSIT PREJ KRYETARES SË BASHKISË, EMIRIANA SAKO; KRIJUAR SI KRIZË MJEDISORE ARTIFICIALE, TË CILËN KËTO DY TELEVIZIONE PO E REKLAMOJNË SI EMERGJENCË MJEDISORE, PËR TË PËRLIGJUR VJEDHJEN SHTESË AFRO 20 MILIONË EURO, QË BABLOKU DO T’I DHUROJË KËSAJ BANDE QEVERITARE-MADIATIKE TË LANDFILLEVE

Kupola e pushtetit në Shqipëri, është e lidhur në interesa të pista ekonomiko-financiare, me pronarët e “Top Channel” e “TV-Klan; të cilave, përveçse u jep miliarda lekë fonde nga taksat publike në emër të mbështetjes së fjalës së lirë, i ka futur dhe në “tepsinë” e bizneseve mafioze.

Fijet e këtyre lidhjeve, janë fakti që gruaja ish-ministrit të Infrastrukturë-Energjisë, Damian Gjiknuri dhe gruaja Ministrit të Turizëm-Mjedisit, Blendi Klosi, janë poste drejtore dhe adminisratore e me nga 2 paga secila në “Top Channel” dhe në “TV-Klan”.

Sipas deklaratës pasurore, gruaja e Damian Gjiknurit është Drejtore Estetike për programet e “Top Channel” dhe administratore e imazhit të moderatorëve në studio; pra me dy paga, që në bordero janë nga 1.2 milionë lekë të vjetra në muaj secila.

Ndërsa gruaja e Blendi Klosit, është Drejtore e Përgjithshme e Burimeve njerëzore në kompaninë “TV-Klan”; dhe administratore e “Radio Klan”, pra me dy paga, që në bordero janë nga 1 milionë e 945 mijë lekë të vjetra në muaj secila.

Ka zëra, se ato paguhen nga 10 milionë lekë në muaj, ndërsa në bordero tatimore shënohen me 10-20% të pagës faktike, që u japin pronarët Vjollca Hoxha e Sandër Frangaj.

Sipas një verifikimi të thjeshtë, që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se mes tyre ka lidhje interesash të pista, jo për kronika propagande qeverie, por për heqje taksash, për leje e biznese ku janë përfshirë Fragaj i TV-Klan dhe Vjollca Hoxha e “Top Channel”.

Referuar dokumenteve zyrtare, rezulton se pas emërimit të Damian Gjiknurit, Ministër i Infrastrukturë-Energjisë, këtyre dy televizioneve u është hequr taksa e ndikimit në infranstrukturë, ndërsa Blendi Klosi u ka hequr taksën e ndikimit jonizues radoaktiv në mjedis.

Lidhje e dytë, është fakti se Sandër Frangaj, ndëpërmjet kunatit Bernard (Nardi-Renardo) Nallbani; dhe Vjollca Hoxha, janë përfshirë si ortakë në biznesin e landfilleve me Klodian Zoton e Klodian Mërtirin, ky i fundit ish-burgosur për trafik kokaine në Itali, bashkë me kunatin Sandër Frangajt.

Dokumentet zyrtare, tregojnë se përveç Lefter Kokës, firmosës të koncesioneve të landfilleve në Fier-Tiranë-Elbasn e TCE-ve ilegale brenda tyre dhe krjim filalesh për plehrat e TEC-e në favor të Frangajt e Hoxhës, janë dhe Damian Gjiknuri si ish-ministër Energjie e Blendi Klosi si Ministër Mjedisi. Komentet janë tepërta./Pamfleti