Gjeti të gjitha përgjigjet e lojës, i riu shqiptar fiton 30 mijë euro në emisionin e famshëm…

Gjeti të gjitha përgjigjet e lojës, i riu shqiptar fiton 30 mijë euro në emisionin e famshëm…

Një shqiptar ka fituar 30 mijë euro në një emision të njohur televiziv në Itali.

Bëhet fjalë për një të ri, i cili quhet Xhino, i cili fitoi shumën e parave në puntatën e sotme të emisionit “Avanti un altro”, që zhvillohet në televizionin “Canale 5”.

I riu shqiptar ishte mjaft i përgatitur dhe arriti t’i përgjigjet saktë të gjitha pyetjeve të lojës.

Ka qenë rënia e “gongut” të lojës që e ndaloi shqiptarin nga fitimi i një shume më të madhe, pasi përfundoi koha televizive e emisionit.

I riu shqiptar tha se merrej me tregti ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Emisioni u mbyll me një përqafim mes shqiptarit dhe drejtuesit të famshëm të emisionit, Paolo Bonolis.