November 28, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Gjermania mbështet Maqedoninë

Përpjekjet e fundit për të bindur Bullgarinë të mos e bllokojë

Gjermania ka nisur mbrëmë përpjekjen e fundit për të bindur Sofjen që të mos bllokojë me 10 Nëntor vendimin për mbajtjen në dhjetor të konferencës se parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

Me ftesë urgjente të ministrit të jashtëm Heiko Maas dhe atij për çështje evropiane Michael Roth  drejt Berlinit u nisën ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva dhe nga Shkupi ministrat Bujar Osmani dhe Niloka Dimitrov. Sipas burimeve diplomatike Gjermania këmbëngul që Bullgaria dhe Maqedonia Veriore të zgjidhin mosmarrëveshjet e tilla në mënyrë bilaterale dhe mos t’i përfshijnë ato në kornizën e negociatave.

Një bisedë telefonike u zhvillua në mëngjes mes presidentëve gjermanë dhe maqedonas Frank-Walter Steinmeier dhe Stevo Pendarovski.

Kërkohet një kompromis në dy pika kryesore: gjuha maqedonase-të cilën Bullgaria nuk e njeh dhe këmbëngul të emërohet si “gjuha zyrtare sipas kushtetutës të Maqedonisë së Veriut ”në dokumentet e BE-së. Sofja dëshiron që maqedonasit të pranojnë se ata ishin në fakt Bullgarë dhe flisnin Bullgarisht para se të bëheshin një komb i pavarur përmes një procesi sipas tyre të falsifikimit te historisë.

Gjermania ka sjelle shembullin  e saj dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe përvojën e vendeve të tjera fqinje evropiane.

Në ketë situate te tensionuar mes dy vendeve, studiuesit bullgarë dhe maqedonas ju dërguan një letër të hapur Kryeministrave dhe ministrave të Jashtëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, duke kërkuar që mosmarrëveshjet të zgjidhen pa presione. Sipas tyre, puna e komisionit të përbashkët historik deri më tani tregon se arritja e një marrëveshjeje është e mundur edhe për çështjet më të vështira, por ky është një proces i gjatë dhe nuk duhet të caktohen afate të shkurtra jorealiste.

Shtete të tjera të BE-së shprehën habi pse Bullgaria nuk u konsultua për këto çështje me grekët, francezët ose holandezët, të cilët një vit më parë bllokuan fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe kur po zgjidhej mosmarrëveshja për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Në Bruksel nuk duan qe ta rëndojnë procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE me çështje  identiteti kombëtar pasi tashmë ka mjaft probleme në Ballkan, nga institucionet e dobëta shtetërore deri te korrupsioni i përhapur dhe mungesa e shtetit ligjor.

 

 

 

 

 

 

 

 

Klan Plus