Gazetari i njohur degjeneron Ramën dhe Bashë: Ja përse u leverdis të jenë bashkë në një tepsi…

Gazetari i njohur degjeneron Ramën dhe Bashë: Ja përse u leverdis të jenë bashkë në një tepsi…

Gazetari Ylli Rakipi është pyetur nga kolegu i tij Arjan Çani, se pse Edi Rama e do me kaq n gulm pushtetin, duke thënë se ka interesat e tij, që nuk janë vetëm për të mirën e popullit.

Lidhur me rikonfirmimin e Bashës në krye të PD, Rakipi tha të njejtën gjë, që ai e do siç e do Rama pushtetin, pasi duke qenë numri dy, pra shefi i opozitës, përfiton nga pushteti.

Ylli Rakipi tha se në tepsinë e Ramës, Basha ka pjesën e tij. Çani: Pse e do kaq shumë Rama mandatin e tretë dhe për çfarë e do?

Rakipi: E do me aq ngulm sa e kërkoi, fakti që e ëkrkoi ashtu, kuptohet për çfarë e do, ka interesat e tij.

Çani: Po Basha pse e kërkon dhe e do me kaq ngulm të jetë numri dy? Rakipi: Po sepse nuk është gjë e vogël të jesh numri dy, edhe pse nuk ke poste qeveritare apo pushtet, përfiton nga pushteti. Basha përfiton nga tepsia e pushtetit, i intereson të jetë numri dy. Ka shumë interesa aty. Mos kujtoni se është i ndarë Basha nga kjo tepsi jo, ka pjesën e tij aty.