September 19, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Fundi i botës afër..Shkencëtarët: Ndryshimet klimatike po kërcënojnë fatin e jetës në Tokë!

Më shumë se 14,000 shkencëtarë kanë nënshkruar një deklaratë ku thuhet se planeti është në gjendje të jashtëzakonshme. Shkencëtarët i thanë Agence France-Presse (AFP) se nga 31 parametrat ekologjikë që i duhen Tokës, 18 prej tyre po përballen me rezultate të dobëta. Nivelet e metanit atmosferik dhe dioksidit të karbonit thuhet se janë në shifra të larta, ndërsa akulli arktik dhe akullnajat janë në një nivel të ulët. Gjithashtu, problematika e rritjes së nivelit të detit dhe temperaturave oqeanike nuk është zhdukur, së bashku me rritjen e shkallës së shpyllëzimit në Amazonë. Pas një hulumtimi të ngjashëm në vitin 2019, ata thanë se ka një “rritje të paparë” në katastrofat klimatike botërore, të tilla si përmbytjet në Amerikën e Jugut dhe Azinë Juglindore, valët përvëluese dhe zjarret në Australi dhe SHBA si dhe ciklonet në Afrikën dhe Azinë Jugore.

Deklarata u nënshkrua nga shkencëtarët e 153 shteteve dhe ata zbuluan shumë shenja alarmante.

Autorët shkruan:

Kriza e klimës ka mbërritur dhe po përshkallëzohet më shpejt nga sa prisnin shumica e shkencëtarëve. Është më e rëndë nga sa pritej, duke kërcënuar ekosistemet natyrore dhe fatin e njerëzimit.