Fjala “nënë” është e shenjtë, Jul Deda me mesazh të fortë pas debatit për heqjen e fjalës “nënë”

Fjala “nënë” është e shenjtë, Jul Deda me mesazh të fortë pas debatit për heqjen e fjalës “nënë”

Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar në lidhje me debatet e fundit, të shkaktuar nga organizatat e komunitetit LGBT, të cilat kërkojnë që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prind”.

Në një postim në rrjetet sociale, Julian Deda thekson se fjala “NËNË”, është e shenjtë dhe ne duhet ta ruajmë të paprekshme.

Sipas Dedës, çdo tentativë për ta zëvëndësuar, ka për qellim shkatërrimin në qelizë të familjes si koncept, ligjërisht dhe moralisht.

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te.”-shkruan Julian Deda.