Connect with us

“Filloi Konfiskimi I Pasurise Se Paligjshme!! Dosja “Brezovica”, janë bllokuar afër 6 milionë euro të të pandehurve dhe familjarëve të tyre

Aktuale

“Filloi Konfiskimi I Pasurise Se Paligjshme!! Dosja “Brezovica”, janë bllokuar afër 6 milionë euro të të pandehurve dhe familjarëve të tyre

Rasti i hetimit të ndërtimeve ilegale në Brezovicë po vazhdon ndërsa gjatë ditës së sotme është zhvilluar edhe një aksion tjetër ku pati të arrestuar dhe bastisje.

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin në koordinim të plotë të Prokurorisë së Ferizajt.Prokurori i rastit, Rasim Maloku, tregoi se gjatë hetimeve prej datës 21 dhjetor 2021, janë ngrirë afër 6 milionë euro, para këto që kanë qenë në xhirollogaritë bankare të të dyshuarve të arrestuar gjatë këtij aksioni.

“Shumica e këtyre mjeteve janë të të pandehurve ndërsa një pjesë tjetër kanë qenë të familjarëve të tyre”, tha prokurori Maloku.Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, tregoi se gjatë ditës së sotme janë zhvilluar aksione në 9 lokacione të ndryshme, në komunën e Shtërpcës, Ferizajt dhe Prishtinës, gjithashtu edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.Në këtë Ministri janë arrestuar dhe janë dërguar në ndalin kryeinspektori Bedri Halimi dhe ish-sekretari Arben Çitaku.Halimi po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Çitaku për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top