March 9, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

FILIPÇE: DITËT E FUNDIT KEMI MË SHUMË PRANIME NË SPITAL SESA LARGIME

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se ditëve të fundit më shumë ka patur pranime në spitale se sa largime. Filipçe më tej ka thënë se repartet e sëmundjeve infektive po mbushen në spitalet në të gjithë vendin.

“Repartet e sëmundjeve infektive po mbushen në spitalet në të gjithë vendin. Për shembull, nuk ka vende të lira në spitalet në Kumanovë, Strumicë dhe Veles, ndërsa pacientët transferohen në Shkup. Ka edhe 10 vende të lira pune në spitalin “8 Shtatori”, tha sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga Klubi i Deputetëve. /SHENJA/