‘Fatos Nano në gjendje te rende? Reagon urgjent familja, ja cfare po ndodh me Ish Kryeministrin (Video)

‘Fatos Nano në gjendje te rende? Reagon urgjent familja, ja cfare po ndodh me Ish Kryeministrin (Video)

Një video është publikuar në media, ku shihet ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano i cili mbërrin në një spital privat në Tiranë.

Ai zbret nga makina tip Mercedes Benz i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano dhe shoqëruesi i tij. Nuk dihet se çfarë mund të ketë pasur Nano, por shihet se ai vë maskën dhe ecën ngadalë, në pamundësi për të vazhduar me këmbët e tij.

I ndihmuar dhe nga mjekët ai ulet në karrocë dhe futet brenda në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime pranë familjes së ish-kryeministrit Nano bëjnë me dije për Newsbomb se ai ndodhet në shtëpinë e tij dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet se kur është realizuar kjo video, por besohet gjatë dimrit duke gjykuar nga maska dhe veshja dimërore me pallto.