Fakt/ “Nοn grαta” e parë për Sali Berishën, ishte kur nuk u lejαa të futej në Kosovë më 14 qershor 2000

Fakt/ “Nοn grαta” e parë për Sali Berishën, ishte kur nuk u lejαa të futej në Kosovë më 14 qershor 2000

ATËHERË KISHIN KALUAR VETËM 7 VITE, NGA MBËSHTETJA QË DHËNDRI SERB I VIÇIDOLIT, KISHTE DHËNË NDAJ USHTRISË SË MILOSHEVIÇIT, DUKE I FURNIZUAR ME KARBURANTE DHE ARMË GJATË GJENOCIDIT ME TË CILIN U DËBUAN DHE MASKARUAN E ZHDUKËN MIJËRA NJERËZ; POR EDHE SOT 25 VITE PAS KONTRABANDËS ANTI-EMBARGO TË SHBA, SHQIPTARËT NUK I HARROJNË KRIMET ANTI-SHQIPTARE TË BERISHËS NË ATË KOHË

Nëse vendimi zyrtar i SHBA, për skedimin “non grata” të Sali Berishës u shpall më 19 maj 2021, sinjali “de facto” për këtë izolim të rëndë moral, ishte dhënë gjatë 8 viteve pas rënies së tij nga pushteti, kur nuk pati as ftesë për “çaj” e para 1 viti kur iu refuzua viza amerikane.

Por vendimi i parë “non grata” ndaj Sali Berishës, është marrë nga populli kosovar dhe është zbatuar nga UMNIK më 14 qershor, duke mos e lejuar të futej në Kosovë as me masa sigurie hermetike.

Forcat e KFOR, nuk e lejuan Sali Berishën të kalonte kufirin, duke i bërë të ditur se nuk kishte siguri për jetën e tij; mbasi mijëra familje viktimash kosovare gjatë gjencodit serb e krejt populli, nuk e dëshronin në Kosovë.

Urrejtja ishte ekstreme, mbasi në atë kohë, kur Berishës i thanë “Ndal” në Morinë; ende nuk kishin kaluar 7 vite nga koha e kontrabandës së naftës e armëve, që Sali Bersha kishte bërë në vitet 1993-1994 në favor të ushtrisë së Milosheviçit.

Ishte mëngjesi i datës 14 qershor 2000, kur Sali Berisha i krekosur e i vetë-shpallur “Atdhetar dhe mbështetës i luftës UÇK”, u ndalua të futej në Kosovë.

Ai ndalim, që KFOR-i i bëri Sali Berishës, ishte goditje e fortë ndaj tij si Ish-president i Shqipërisë, të cilin Kosova nuk e pranoi as për festën e lirisë.
Aq diferencues e poshtërues ishte akti publik “non grata” ndaj Sali Berishës në Kosovë, sa nga delegacioni i PD prej 3 drejtuesish, nuk u lejua vetëm ai si kryetar partie; ndërsa për dy nënkryetarët Jozefina Topalli e Jemin Gjana nuk pati pengesë.

“Furnitori” i Milosheviçit, nuk mundi ta kalonte kufirin, as pas bisedës me përfaqësuesin e OKB-së, Benard Kushner, refuzim i konfimuar dhe nga shefja e UMNIK, Susane Manuel, duke e detyruar Berishën të rikthehej në Tiranë, si person i padëshiruar në Kosovë.

FAKT/ Nëse për vendimin zyrtar “non grata” të SHBA më 19 maj 2021, Sali Berisha reagoi, duke këcënuar me “gjyq dinjiteti e pastërtie figure”; ndaj vendimit popullor “non grata” të kosovarëve më 14 qershor 2000…nuk guxoi as të belbëzonte./Pamfleti

Video-lajmi 14 qershor 2000/ Sali Berisha nuk lejohet në Kosovë (14 Qershor 2000)-Tv Klan