Connect with us

Evi Kokalari paralajmëron të plagosur në protestën e 8 janarit: Fajin vërjani Lulzim Bashës

Aktuale

Evi Kokalari paralajmëron të plagosur në protestën e 8 janarit: Fajin vërjani Lulzim Bashës

Ditën e sotme është raportuar për një ndryshim në fasadën e selisë blu, mirëpo Evi Kokalari, mbështetësja e Sali Berishës ka shkuar shumë larg.

Ajo ka deklaruar se Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe i ka mbuluar xhamat për të mos u dalluar.

Ky veprim për Kokalarin tregon për Lulzim Bashën se ka frikë nga protesta e 8 janarit si edhe po tenton që ta mbajë selinë me dhunë.

Kokalari flet edhe për skenarë dhune në 8 janar e për këtë thotë se duhet fajësuar Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokalari.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top