July 29, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Epo deputeti shqiptar e tha hapur fare: Zgjedhjet e 25 Prillit do përsëriten, se jemi politikanët më të poshtër të historisë së Shqipërisë

Deputeti Selami Jenisherin është shprehur i sigurt se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të përsëriten.

Habit Selami Jenisheri: Albania became part of the UN thanks to me -  Politike

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, ai tha se zgjedhjet janë të kundraligjshme pasi është thyer neni 24 i Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve.

“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor” – tha Jenisheri

I pyetur për vazhdimin e karrierës së tij, Jenisheri tha se do të vijojë betejën në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar.”

Deklarata e sinqertë e Selami Jenisherit: Ne jemi deputetet me të poshtër të historisë, zgjedhjet do…