July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, ja emrat e vajzave binjake

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të njohur “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka sjellë në jetë dy vajza binjake. ‘Prive’ raporton se lindja është kryer në një spital privat të Tiranës, e se gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzave është e mirë.

Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.

Kjo është hera e parë që moderatorja merr statusin e nënës.