Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

EMRI/ Shqiptari masakron nënën: Doja ta vrisja pasi ajo qeshi kur…

Një shqiptar që jeton në Amerikë ka treguar përpara hetuesve se donte ta vriste nënën e tij. Emiliano Domi, 25 vjeç, u arrestua pasi theri me thikë nënën e tij në Nju Xhersi.

Por përpara hetuesve ai tha se qëllimi i tij ishte që ta vriste atë. Madje kur u largua nga shtëpia, ai kishte menduar se ajo ka vdekur.

 

Në dëshminë e thënë, Domi tha se u përplas me nënën e tij pasi ajo kishte qeshur kur ai ishte ankuar se pse ajo ia kishte hequr xhaketën nga divani në dhomën e ndenjes.

Pasi e shtyu atë duke e rrëzuar, Domi kapi një thikë të madhe kuzhine dhe e goditi viktimën me forcë mes shpatullave, duke bërë që dorëza e thikës të thyhej.

“Qëllimi im ishte që ta vrisja. U largova nga shtëpia duke menduar se ka vdekur,” tha shqiptari.

 

Emigrantja shqiptare 43-vjeçare mbijetoi pas një operacioni në spital, ku mjekët i hoqën tehun nga shpina.

Ndërkohë Domi shkoi te një furrë buke ku punon babai i tij dhe i kërkoi para për karburant. Kërkesa e shtyu babain të telefononte gruan e tij dhe më pas policinë.

Domi kishte një historik të dhunës në familje. Ai i kishte kërcënuar prindërit disa herë se do i vriste.