Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

EKSKLUZIVE : Aurela Gace Tregon Ca I Ndodhi: Trokiti Dera, Ishte Nje I Panjohur, Hapem Deren Hyri Brenda Dhe ….

EKSKLUZIVE : Aurela Gace Tregon Ca I Ndodhi: Trokiti Dera, Ishte Nje I Panjohur, Hapem Deren Hyri Brenda Dhe ….

‘Troket dera në shtëpi. Ime motër shikon nga syri magjik dhe ngaqë nuk e njihte atë burrin, i thotë: ‘Babi nuk ndodhet këtu dhe hajde në orën 4.’-tregoi Gaçe në fillim të rrëfimit të saj. ‘Ora 4 pa 1 minutë, vjen ky. Hap derën babi dhe ai i tha: ‘Mirëdita, unë jam ‘Koçi’.’Ishte veshur me kostum dhe bën të hyjë brenda në shtëpi.

I tha babi: ‘Një sekondë se nuk të njoh, si hyn kështu në shtëpinë e tjetrit?’- rrëfeu këngëtarja duke cituar të atin e më pas ‘Koçin’, që i kishte thënë se kishte ardhur të fliste me të ‘si burri me burrin’. ‘Del mami: ‘Çfarë do ore? Kush je ti?’ Ndërsa ky i përgjigjet: ‘Zonjë ju lutem, nuk kam ardhur të flas me ju, kam ardhur të flas me këtë zotërinë këtu!’-vijoi rrëfimin Aurela Gaçe duke qeshur. Ajo tregoi sesi në këtë mënyrë zotëria kishte këmbëngulur për minuta të tëra në derën e shtëpisë së saj, derisa më në fund, e ëma e kishte pyetur:

‘Mos do nuse ti?’ Dhe Aurela vijon të tregojë të gjithë dialogun: -Eh- i tha ai. -Kë do, mua?!-i tha mami. -Jo.- tha ai. -Po kë do? Lelën (Aurelën)? -Eh.- tha ai. Mami e mori me të qeshur, me sportivitet, por babi e mori shumë seriozisht. I tha: -E njeh vajzën time ti? -E njoh, e kam parë në televizor.-i tha ai. Aty babi filloi logjikën e ftohtë dhe i tha: -Çfarë arsimi keni ju? -8- vjeçare.- tha ai.I thotë babi: -Më fal por çfarë pune bën? -Zetorist.- i tha ai. Sa më shumë ai përgjigjej qetësisht dhe i bindur për atë që kërkonte, aq më shumë acarohej babi im. Dhe imagjino të acarohet babi im, ai nuk acarohet kollaj. I tha babi: -E di ti që vajza ime është artiste? -E di.- i tha ai -Po e di që vajza ime shkon në shkollë për arte?! -E di. -Dhe ti mat hapin tënd me hapin e vajzës sime?! Dhe ai qetësisht: -Po njeriu e hedh një hap në jetë!-rrëfeu këngëtarja duke shkaktuar të qeshura të shumta me historinë e saj.