Connect with us

Edi Rama jep paralajmërimin e FRIKSHEM: Një tjetër krizë po vjen drejt Shqipërisë (Video)

Aktuale

Edi Rama jep paralajmërimin e FRIKSHEM: Një tjetër krizë po vjen drejt Shqipërisë (Video)

Pas tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria pritet të përballet me një tjetër krizë, atë të energjitikës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një mesazhi drejtuar shqiptarëve u shpreh se kjo krizë ka filluar të japë efektet e saj negativë në shumë vende të botës.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo krizë e rëndë nuk merr jetë njerëzish, por pasojat e saj në jetën ekonomike dhe sociale janë tronditëse. “Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.

Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë. Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia.

Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje. Tamam kur shpresat për rikthimin në normalitet, pas tragjedisë së shkaktuar nga pandemia, të cilës njerëzimi po i paguan koston e humbjeve njerëzore të një lufte botërore, janë rritur ndjeshëm, falë vaksinimit masiv dhe ritmeve të larta të rimëkëmbjes ekonomike, kjo krizë e re, na vendos me detyrim përcaktim përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e sa pandemia, në aspektin ekonomik e social.

Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara”, tha kryeministri Edi Rama

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top