E trishtë/ Përcillet për në banesën e fundit 29-vjeçarja në Durrës, vetëm 5 ditë pasi i dha jetë foshnjës saj

E trishtë/ Përcillet për në banesën e fundit 29-vjeçarja në Durrës, vetëm 5 ditë pasi i dha jetë foshnjës saj

Sot Ardita Hersi Muça do të mbushte 29 vjeç, po familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën dhe e kanë përcjellë për në banesën e fundit në Shkallnur të Durrësit.

Familjarët e saj kërkojnë drejtësi, ndërsa dyshojnë se mjekja gjinekologe që e ka ndjekur gjatë shtatzënisë dhe me të cilën ka kryer lindjen nuk e ka kryer si duhet detyrën e saj. Ata e akuzojnë atë për neglizhencë dhe pakujdesi.

Familjarët thonë se shkaku i vd ekj es së Arditës siç u kanë thënë mjekët në spitalin e Durrësit ka qenë pikërisht tro mb oza, po Ardita nuk ishte trajtuar gjatë shtatzanisë apo pas lindjes së djalit me hollues gj a k u. Gjithsesi edhe familjarët janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë më shumë dritë mbi vde kj en e 29-vjeçares që la pas dy fëmijë, një vajzë dhe djalin e porsalindur.

Sipas mjekëve, gratë shtatzëna dhe lehona kanë një rrezik të lartë për të bërë tromboza pasi gjaku i tyre mpikset më shumë se normalja dhe kjo është e nevojshme për të ulur mundësinë e gj akd er dhjes gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Po kjo tendencë mund të rrisë rrezikun e formimit të mpi ksjeve të mëdha të gja kut. Ky rrezik bëhet edhe më i madh në prani të faktorëve të tjerë, të trashëguar ose të fituar, dhe në rast se nuk trajtohen çojnë në tromboza fa tale.